Zëdhënësja e PD nxjerr bllof lali Erin: Publikon faktet si e rriti Veliaj çmimin e ujit në Tiranë…

0

Partia Demokratike ka publikuar fakte të reja lidhur me çmimin e ujit në kryeqytet.

Loading...

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka publikuar një video ku shihen disa dokumente se si në 2011 çmimi i ujit për konsumatorët familjarë ishte 45 lekë/m3, ndërsa në 2017 rritet në 64 lekë /m3.

Videoja nis me zotimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku thotë që mund të japë dorëheqjen nëse thotë gjëra të pavërteta, duke e konsideruar çmimin prej 65 lekë si të lirë, por nuk përmend se sa ka qenë ky çmim para se ta rriste ai.

“Thelbi i dështimit të Veliajt me ujin në Tiranë: Më shumë para të paguara dhe më pak ujë dhe shërbim për qytetarët. 

Në fundin e mandatit të tij Veliaj do mbahet mend se arriti vetëm të shtrenjtonte ujin e pijshëm dhe mos bënte asnjë përmirësim në shërbim. Tirana ujë të pijshëm nuk ka por ujin e pijshëm e paguan me 20 lek/m3 më shumë që nga korriku 2017. Mister Mashtrimi e miratoi rritjen e ujit në menyrë të kundraligjshme me ndërrimin e mandateve të keshilltarëve bashkiak.”, shkruan Zhupa.

Nga ana tjetër, në video tregohen edhe radhët e gjata të qytetarëve, të cilët presin të mbushin bidonat me ujë, për konsum shtëpie.

“Rradhë të gjata gjen nëpër rrugët e Tiranës kur vijne botet me ujë që janë mbushur nga burimet natyrore rreth qytetit. Sipër tarracave vazhdojnë depozitat kudo në qytet, si e vetmja mënyre për të pasur ujë në çezma gjatë ditës. Shërbimi i ujit ofrohet rreth 4 orë në ditët më me fat për qytetin. Sigurisht që nuk është i pijshëm!

Fatura e ujit të pijshëm për banorët famijarë në Bashkinë Tirane është mesatarisht mes 2300 lek të reja deri në 4000 lek te reja. Ne fature përfshihen disa taksa të shtuara nga Veliaj: 1. Taksa e arsimit , 2. Taksa e pastrimit , 2. Taksa mbi ndërtesen. Më shumë para për të marrë mbrapsht ASGJË, asnjë ndryshim pozitiv.

Në video do shikoni premtimet e Mister Mashtruesit (Erioni Betonit) dhe gjëndjen reale të ujit në qytetin e Tiranës. Gjëndje e mjerueshme për të cilën paskemi marr edhe cmim si sukses i madh në Singapor!!!”, shkruan Zhupa.

Video Player

 

Loading...

Lini nje pergjigje