I rrezikshëm, dhe person që punon në favor të Serbisë, u nënshkrua marrëveshja me…

0

‘I rrezikshëm, i keq dhe person që punon në favor të Serbisë’.

Loading...

Kështu e ka cilësuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

Teksa ka folur për deklarimet e të parit të shtetit për korrigjim kufijsh, deputeti tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

Por, që ai ‘zbulon’ se Hashim Thaçi është futur në një skenar të rrezikshëm, që përmes ‘mjegullës’ ta ‘shes’ një marrëveshje shumë të dëmshme për ndarjen etnike në Kosovë, në mes tij dhe Aleksandër Vuçiç, të cilën sipas tij po e mbajnë të fshehtë për opinionin.

Ai paralajmëron veprime konkrete nga Lëvizja Vetëvendosje, për ndaljen e këtij skenari të Hashim Thaçit.

‘Mjegulla e njeriut më të rrezikshëm në Kosovë’- paralajmërimi për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç, shkruan Insajder.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën.

Për Selimin, nuk bëhet fjalë për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën, por ‘një skenar i rrezikshëm për shitjen e një marrëveshje të rrezikshme në mes dy personave:

Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç’.

‘Thaçi në këto deklarata po tregon edhe njëherë aftësinë e tij për ta mjegulluar gjithçka që ka të bëjë me raportin në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fakt nuk bëhet fjalë në këtë moment as për këmbim territoresh, e as ndryshim kufijsh. Në këtë rast bëhet fjalë për marrëveshjen shumë të rëndë dhe të keqe që tashmë Thaçi e ka nënshkruar me Serbinë, dhe krejt çka po ndodhë tani është për ta mbuluar këtë marrëveshje.

Lojërat e tilla vazhdojnë të mbesin lojëra të rrezikshme, nga një person i rrezikshëm që quhet Hashim Thaçi.

U kemi paralajmëruar se kur bëhet fjalë për Thaçin, ai nuk është politikan i keq, por edhe një politikan i rrezikshëm. Ju kemi paralajmëruar për një epilog të tillë të Thaçit dhe Vuciçit’, tha ai.

Loading...

Lini nje pergjigje