Edhe pse kulmi i vapës, duket se ‘gjarpëri’ Thaçi është më në dimër se kurrë. Ja çka thënë…

0
280

Hashim Thaçi, siç ndryshe njihet me pseudonimin e luftës ‘gjarpri’, kohë që vështronte luftën nga vila 31 në Tiranë ose nga shtëpia e ‘Jakve’ në Has, ka mohuar të ketë shkruar në Facebook e tij për Sali Berishën.

Pas reagimeve të forta që mori në Tiranë dhe në Kosovë për sulmin me gjuhën e Sigurimit të Shtetit ndaj ish-Presidentit Sali Berisha, Thaçi ka thënë sot se mediat e kanë interpretuar gabim pasi nuk e kishte fjalën për Sali Berishën.

Kush e njeh mirë Thaçin, pas atij postimi të djeshëm prisnin dy reagime nga ‘gjarpri’ sot.

Ose të pohonte se ja kanë vjedhur Facebook, ose që e respekton Sali Berishën dhe është keqinterpretuar nga mediat.

Gjithsesi, sot ‘gjarpri’ me gjithëse në kulmin e vapës, duket se është më në dimër se kurrë.

I detyruar dhe i ç’nderuar të bëjë një hap pas, deri në helmin e radhës.

Ose deri sa Gjykata Speciale ta marrë në dorë për vrasjen e funksionarëve të LDK, vrasje këto kryesisht pas lufte.

Ja intervista e sotme e Hashim Thaçit për KosovaPress:

KosovaPress: Ndërkohë, për qëndrimin tuaj jeni kritikuar ashpër nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Menjëherë iu keni përgjigjur me kundërakuza të rënda. Pse reaguat ndaj tij?

Thaçi: Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi.

Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësuesit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës.

Unë jam i prirë të dëgjoj më shumë këta të fundit, se sa këdo tjetër. Por, me vjen keq që disa media janë bërë mjeshtër të shtrembërimit të së vërtetës. Lehtë është të parashikohen tituj të tillë bombastikë edhe pas kësaj interviste.

Por, interesi shtetëror dhe nacional nuk vendoset nga lajmet e rrejshme, por vetëm me vendime institucionale dhe të përgjegjshme. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë.

Mirëpo sigurisht se kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë. Pavarësisht kësaj, unë besoj në drejtësinë historike që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here