E tmerrshme, ja si theren kafshët në mënyrë skandaloze…

0
182

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon me kontrollet në terren për evidentimin e rasteve të shkeljeve kur mungojnë kushtet higjieno-sanitare. Pas një denoncimi që mbërriti dje rreth orës 20:00 pranë AKU, për therjen e tregtimin e mishit në qytetin e Përrenjasit në shkelje flagrante të standardeve të sigurisë ushqimore, Trupat inspektuese e DRAKU, Elbasan shkuan në vendin e ngjarjes.

Pas verifikimeve u konstatuan shkelje. Konkretisht, gjatë inspektimit të papritur, subjekti “Bani Zhobro” u kap në flagrancë duke ushtruar barbarisht aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të pa miratuar dhe në kundërshtim të plotë me kërkesat ligjore dhe kafsha natyrshëm e pa kontrolluar nga veterineri – i cili sipas protokolleve veterinare kryen edhe certifikimin ose jo të mishit pas kontrollit të detyrueshëm para dhe pas therjes.

Ky subjekt ishte i regjistruar në QKB me aktivitet ‘Tregtim mishi” por në momentin e inspektimit subjekti ushtronte aktivitetin e therjes së kafshëve në ambientin ngjitur me atë të tregtimit të mishit, në katin e parë të një pallati. Në ambientet e therjes u gjendën dhe më pas u konfiskuan 45 kg mish vici dhe një set me vegla pune (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar). Ndaj subjektit u morën masa për konfiskim i mishit, mjeteve të punës (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar) si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 250 000 lekë.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here