Deputeti Myslym Murrizi: Firma e Thacit për shitjen e Kosoves tek Serbia nuk eshte bast, por shkak per lufte!

0
569

Statusi i Murrizit DEKLARATA E THAÇIT,NJELLOJ SI “ TREGIMI” I DASHNORES SE ARKANIT( CECE).

Kur nje president i nje shteti, qofte ky edhe i KOSOVES, flet si shtepiaket e deshperuara , dhe quan te mireqene “ tregimin” e te dashures se arkanit, eshte per te ardhur keq. Trim pas lufte dhe te mençur pas kuvendi, jane vetem ata qe kane mbi shpine padrone. Kosova eshte SHTET me vete dhe apsolutisht ka qeverine, parlamentin dhe presidentin e SAJ. Nese per hir te padrinove te hershem (serbeve) apo padroneve te sotem ( sorrosit) je i detyruar te “ firmosesh” siç te “URDHEROJNE”, kjo eshte puna jote, dhe HALL I QYTETAREVE TE KOSOVES. Por qe per hater te “ firmes” se detyruar, te quash te mireqene “ tregimin” e dashnores se arkanit, kjo eshte me shume se TURP. Nese dhjetera minjera qytetare te KOSOVES, te vrare, te dhunuar, te masakruar e torturuar nga serbet gjate luftes e nder vite, dhe qindra minjera te tjere te larguar nga shtepite e tyre po nga kjo dhune, mund te ta falin qe te firmosesh siç te kane urdheruar, firmose, por kjo nuk justifikohet me shpifje rrugesh. Lugen e çorbes se gelltitur heret, po e vuajne qytetaret SHQIPTARE ne te dyja pjeset e SHQIPERISE prej 28 vitesh. E “ vjella” JUAJ qe veteshpalleni si “ heroj” “ lidera” apo “ udheheqes” historik te pa zevendesueshem ka helmuar kete KOMB prej shume kohesh. I zgjedhur i nje vendi nuk do te thote “ PRONARE TRUALLI” i atij VENDI. Per te shitur nje pasuri te paluajtesheme, duhet te firmosin tek noteri e gjithe familja ne moshen mbi 18 vjeç ( gruaja, feminjet, prinderit, motrat dhe vellezerit). Po per ti “ falur” serbise nje pjese te KOSOVES, kush duhet te “ FIRMOSI”?????? Edhe kur noter mund te jete SORROSI apo “ djalka” i Tij, prap e njenjta proçedure ndiqet. Prandaj para se te besh fajtore “ komshine” apo “ kusherinjte”,pyet njehere mire NJEREZIT E FAMILJES. Sa per tanket e per luften, une si ish deputet i parlamantit Shqiptare ne ato vite, Ty te mbaj mend me shume ne konferenca shtypi tek hotel Tirana me z Jakup Krasniqi, sesa ne DEÇAN apo DRENICE. Por kjo nuk eshte gje e re dhe nuk je as i pari e as i fundit, se gjith heret keshtu ka ndodhur, qe LUFTEN E BEJNE TE TJERE, DHE FITOREN E GEZOJNE TE TJERE. Prandaj shife mire ate “ firmen” me Vuçiçin se nuk eshte pune basti por shkak LUFTE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here