Aksident i rëndë, plagosen 3 persona

0
163

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Imola, Itali.

Tre makina janë përfshirë në një përplasje, ndërsa 3 persona janë plagosur.

Mes tre të plagosurve është edhe një i ri shqiptar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe motër e vëlla, binjakë italianë, të moshës 66 vjeç.

Makina e shqiptarit një ‘Peugeot 106’ është përfshirë në aksident, pasi fillimisht janë përplasur dy makina të tjera një ‘Polo’ dhe një ‘Renault 4’.

Shqiptari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri nga binjakët është në gjendje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here