Korea e Veriut vazhdon programin e saj bërthamor, ja raporti i OKB-së

0

Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programet e saj bërthamore dhe raketore, duke shkelur sanksionet e OKB-së, thotë një raport i porositur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Loading...

Ajo gjithashtu thotë se Penjani ka drejtuar një “rritje masive” të transferimeve ilegale të anijeve në anije të produkteve të naftës dhe ka tentuar të shesë armë jashtë vendit.

Raporti konfidencial nga një panel ekspertësh të pavarur u paraqit të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Ky raport nxjerr edhe një herë mashtrimin që bëri lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, kur premtoi shkatërrimin e armëve bërthamore në takimin që ka bërë para disa kohësh me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Kjo jo vetëm nuk ndodhi por ai i vazhdon projektet me ritme më të avancuara.

Ditët në vijim priten qëndrime zyrtare nga vendet e OKB-së.

Loading...

Lini nje pergjigje