Deklarata ‘bomb’ e ish-ministrit: “Soros non grata në Shqipëri, do apo s’do Rama ne…”

0

Ka reaguar në mënyrë të ashpër ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për aferën anti-shqiptare të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Loading...

Sipas Manjanit, nëse pas kësaj afere qëndron realisht Soros, atëherë investimet e tij në Shqipëri, duket ti kalojnë shtetit dhe vetë Soros të mos lejohet më në vend.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Nëse realisht familja Soros është përfshirë në këtë maskarallëkun e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shteti Shqiptar duhet të reagojë.

Do apo s’do Edi Rama, herët ose vonë!

Si fillim Fondacioni ‘Soros’ duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Investimet off shore (nëse ka të tilla) të kryera prej këtij grupi, i konfiskon shteti!

Në vijim kontaktet me familjen Soros, duhen konsideruar si të papërshtatshme.

S’kemi pse ta duam ne më shumë sesa Hungaria, vendi i tij!

Gjithnjë nëse familja Soros ka rol në këtë aferë anti-shqiptare!

P.S. Nuk po e fajësoj për reformën (anti) drejtësi. Se në fund të fundit atë e bëmë vetë. Por kufijtë e Shqiptarëve janë temë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj

Loading...

Lini nje pergjigje