Tiranë/ Brenda 24 orëve humbi jetën 18-vjeçarja, si pasojë e një virusi të rrallë

0
306

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Tiranë ditën e sotme. Rasel Çarçani, 18 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një virusi të rrallë që i mori jetën brenda 24 orëve. Kështu të paktën bëjnë me dije, miq e familjarë të 18 vjeçares.

24  orë në luftë me vdekjen por nuk ia doli. Burime pranë QSUT bëjnë me dije se vajza vuante nga melingjiti.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje, dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

Deri tani, prindërit e 18 vjeçares nuk kanë ngritur pretendime për shërbimin në QSUT

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here