Mbahen homazhe për artistin e madh Gaqo Çako në Muzeun Kombëtar

0

Një ditë më parë është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, Gaqo Çako.

Loading...

Pas lajmit të vdekjes së tij kanë qenë të shumta reagimet dhe mesazhet për familjen e tenorit të njohur shqiptar.

Është bërë e ditur se homazhet për ‘Nderin e Kombit’ do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në orën 11:00 deri në 12:00 në hollin e Muzeut Kombëtar, ku figura e shquar pritet të nderohet nga personalitete të shqura të artit dhe nga qytetarë të thjeshtë, dashamirë të artit të tij.

Mjeshtri i madh u shua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte së bashku me bashkëshorten, artisten Luiza Çako.

Ai është babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.

Loading...

Lini nje pergjigje