‘Masakër tinzare’/ Rritet çmimi i biletës për rrugën Kukës-Tiranë

0

Ky është skandal! Sot u rrit me 25% çmimi i biletave të transportit Tiranë-Kukës mgjths ska ende tra! Sapo mësohet se kjo është bërë me urdhër të Qeverisë dhe Kastratit me qëllim që të mos ndodhi në Shtator kur banda në pushtet planifikon rivënien e traut në Kalimash! Ky maskarallëk tinzar duhet kundërshtuar sot me forcë!!! Këshilli Bashkiak i Kukësit ti lejë pushimet dhe të mblidhet urgjent!!!

Loading...

Një muaj para vendosjes së tarifës përfundimtare për të kaluar në Rrugën e Kombit, autobuzët e linjës së transportit publik kanë rritur çmimin e biletës.

Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, do të duhet të paguajnë 100 lekë më shumë për biletën e udhëtimit. Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit, me autobusët e linjës së transportit publik, tashmë ata do të paguajnë 500 lekë, pra 100 lekë më tepër. Rritja e çmimit  nuk është pritur mirë nga udhëtarët , sidomos nga  pensionistët dhe ata që janë gjendje vështirë ekonomike.

I kontaktuar  me telefon, kreu i Shoqëria së Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas në Kukës, Sadri Laçi, tha se rritja me 100 lekë është brenda ligjit, pasi sipas akteve të miratuara nga Ministria e Financave, bileta e udhëtimit me autobus nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, duhet të jetë 500 lekë, por autobusët e kanë pasur 400 lekë për shkak të  konkurencës së paligjshme të automjteteve të tjera, që operojnë në këtë linjë. Arsye tjetër është edhe rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës e papërballueshme për shoqërinë . Kreu i shoqatës bëri të ditut se rritja e çmimit të biletës nuk ka të bëjë me tarifat e reja të rrugës së Kombit që priten të aplikohen me 17 shtator të këtij viti.

Loading...

Lini nje pergjigje