Ja përse vishen me të zeza femrat që takojnë Papën

0
232

Që të takosh Papën sigurisht që duhet të marrësh muaj më parë leje tek autoritetet përkatëse dhe t’i nënshtrohesh të gjitha rregullave, por ndoshta një nga gjërat që ka përbërë gjithmonë mister, ka qenë fakti se asnjë grua kur takohet me Papën nuk vishet me të bardha. Përkundrazi, gratë kanë veshur gjithmonë rroba të zeza dhe kjo bëhet për një arsye që lidhet me kuptimin që mbart kjo ngjyrë. Sipas Kishës Katolike, kur takohen me Papën, gratë duhet të veshin gjithmonë ngjyrën e zezë, pasi ajo simbolizon përulësi dhe devotshmëri. Gjithashtu, veshja duhet që të mbulojë krahët, fundi duhet të jetë nën gju dhe një vello duhet të mbulojë fytyrat e femrave. Mirëpo, ky rregull nuk zbatohet për Mbretëreshën e Spanjës, Reina Letizia, e cila gëzon ‘privilegjin e Bardhë’, që jepet për gratë dhe mbretëreshat me pozita të larta në politikë. Ky privilegj jepet vetëm për monarkët katolikë ose gratë e udhëheqësve katolikë dhe të vetmet femra që mund të veshin rroba të bardha në takim me Papën, janë Mbretëresha e Spanjës, Mbretëresha Paola e belgjikës, dukesha Maria Teresa e Luksemburgut, Princesha Charlene de Monaco dhe mbretëresha Matilde De Belgica. Por nga ky rregull përjashtohet Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë, e cila ashtu si femrat e tjera, është e detyruar që të veshi rroba të zeza kur takohet me Papën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here