E tmerrshme, bie nga pallati në Currila dhe vdes

0

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Dyshohet që 70-vjeçari të jetë rrëzuar nga shkallët e një pallati në lagjen nr. 1 në Durrës pranë Brrylit.

Burime të afërta thanë se i moshuari jetonte në Itali dhe kishte ardhur para 3 ditësh pranë familjes së vajzës për pushime në Durrës.

Të njëjtat burime thanë se ai zgjohej herët dhe dilte për ecje mëngjesi. I moshuari me origjinë nga Korça dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe u gjet pa jetë në oborrin e pallatit pranë godinës së universitetit.

Po sot herët në mëngjes, ai kishte përcjellë familjet e djemve në Itali pasi kaluan disa ditë pushime në Shqipëri. Trupi u dërgua në morg për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Lini nje pergjigje