Ronela tregon se u ka rënë puna: Ka testosteron kudo

0
162

Ronela Hajta është një ndër vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar.

Këngët e saj dhe vidoklipet interesante, janë vendosur disa herë në qendër të vëmendjes si nga fansat e saj ashtu edhe nga mediat rozë.

Gjithashtu ajo është përfolur edhe për jetën e saj private dhe për një lidhje të mundshme me Young Zerkën, gjithsesi asgjë nuk është bërë publike nga dyshja.

Ditën e sotme me anë të një lidhje direkte, Ronela është bërë pjesë e emisionit më të bukur të mëngjesit në IN Tv “KafeIN’’ me Flavion, ku ka folur për veten dhe planete saj për muajin gusht.
Sipas këngëtares, padyshim që gushti është një muaj me më shumë angazhime se të tjerët, por këtë vit gjërat kanë ndryshuar, për keq, shkruan In Tv.

“Gushti është pak më i zënë se muajt e tjerë, sepse janë edhe koncertet, por nuk mund të themi se është njëlloj si vitet e tjera. Ky sezon është shumë dobët ka rënë shi, njerëzit nuk kanë ardhur… shumë gjëra në jug janë anulua”, është shprehur Ronela Hajati për KafeIN.

Gjithashtu këngëtarja u shpreh se kjo verë po dominohet nga meshkujt dhe femrat janë lënë pas dorë, madje dhe ato që po punojnë… u ka rënë puna.

“Sidomos për femra tregu është bërë shumë keq këtë vit.. .mund ta themi me plot gojën, vjen era testosterone… në gjithë klabet janë vetëm çuna …. Unë mendoj se edhe ata femra që janë, u ka rënë punë”, është shprehur Ronela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here