Noizy në telashe? Reperi shfaqet me duart e gjakosura (FOTO)

0
184

Noizy një ndër reperët shqiptarë më të komentuar për jetën e tij luksoze, por edhe për sherret e shumta pjesë e të cilave ka qenë në jo pak raste.

Ditën e sotme ai ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me grushtet e gjakosura dhe fansat janë shqetësuar menjëherë për të duke menduar se bëhet fjalë për një konflikt të ri. Mirëpo reperi ka lënë një shkrim krahas fotos ku na lë të kuptojmë se nuk bëhet fjalë për një sherr.

“Ti thjesht ma din emrin, por jo të kaluarën time”, shkruan Noizy krahas fotos së postuar.

Me sa duket Noizy është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar të kaluarën e tij, e cila nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Para se të bëhej i famshëm ai ka jetuar në Londër ku ka qenë një “street finger” dhe ka bërë një jetë të vështirë.

Pikërisht sfidat e shumta me të cilat është përballur gjatë jetës së tij e kanë nxitur të punojë fort dhe sot është një ndër reperët shqiptar më të suksesshëm. Me shumë mundësi me këtë foto Noizy po na paralajmëron se shumë shpejt mund të hedhë në treg një këngë të re ku tregon vështirësitë e jetës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here