I sëmuri me kancer letër prekëse për hajdutin: Ishte udhëtimi im i fundit…Emri

0

Michael Veley, turist amerikan dhe i sëmurë me kancer zgjodhi Venecian si udhëtimin e tij të fundit në këtë jetë, gjatë të cilit i vodhën portofolin.

“Ky është udhëtimi i fundit me bashkëshorten time. Jam i sëmurë me kancer dhe po vdes.”

Fjalët drejtuar hajdutit që i mori paratë ishin shkruar në një letër, e cila më pas u fotografua dhe u publikua nga “La Nuova di Venezia e Mestre”.

Turisti u grabit në fillim të qëndrimit të tij në Venecia, ndërkohë që udhëtonte në një avullore, e cila drejtohej për nga qendra e Venecias.

“Më ke lënë pa para dhe pa kartë kredit – vazhdon letra e dërguar në polici-imagjino vetëm për një moment se çfarë i ke shkaktuar viktimës tënde”.

Vjedhje të tilla janë të shpeshta mes turistëve të cilët çdo ditë mbushin qytetin lagunor.

Me të mbërritur në sheshin San Marco, Veley denoncoi ndodhinë tek forcat e rendit.

 

Lini nje pergjigje