“Humb fëmijën në javët e fundit të shtatzënisë”, reagon bashkëshortja e aktorit turk

0
196

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu i njohur në vendin tonë me serialin “Ezel” dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por së fundmi në mediat turke ka qarkulluar lajmi se Sinem ka humbur fëmijën pak javë para se ta sillte në jetë, gjë kjo që ka shqetësuar shumë fansat dhe familjarët e çiftit.

Ky lajm i pavërtetë ka prishur qetësinë e Sinem, e cila ka reaguar e revoltuar me një shkrim në Instastory: “Lajmet e publikuara sot rreth meje janë tërësisht produkt i imagjinatës.

Lajme të tilla, mbi çështje kaq private dhe të ndjeshme, prodhuar nga tryeza mediash vetëm për të tërhequr vëmendje, i konsideroj të pandjeshme dhe të pamëshirshme”, -ka shkruar ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here