Berisha denoncon skandalin: Ja si qeveria po ul pagat e punonjësve të administratës

0
217

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot vendimin e qeverisë për ngrirjen e pagave të punonjësve të administratës publike.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë, thekson se vendimi për ngrirjen e pagave për mësuesit, mjekët policët dhe punonjësit e tjerë të administratës publike de facto është ulje pagash.

Ja postimi i Berishës:

Narkoqeveria ngrin pagat, de facto i ul ato!

Të dashur miq, ndërkohë që vetë vjedhin me valixhe paratë e takspaguesve para largimit me pushime vendosen të ngrijnë pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, policëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të administratës duke anulluar vendimin e mëparshëm.

Ky është një skandal prej zuzarësh. Në të vërtetë me këtë akt ata po të kemi parasysh inflacionin i ulin rrogat e punonjësve të shtetit dhe japin një goditje të rëndë shërbimeve qytetarët.

Duke denoncuar këtë akt të papergjegjshëm ju bëj thirrje punonjësve të administratës protestoni me të gjitha mënyrat kundër Noriegës dhe narkoqeverisë se tij. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here