Vdekja e Hajdaragës/ Kryemadhi: “Do na mungosh Luan, nuk ka lamtumirë për ty miku im”

0

Edhe kryetarja e Levizjes socialite për integrim Monika Krymedhi ka kujtur në një shenim të saj Luan Hajdaragën i cili u nda nga jeta një ditë më parë. “Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!”, shkruan Kryemadhi në një shenim në rrjetet sociale.

Loading...

Ja shënimi i plotë i kryetares së LSI:

Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Një njeri dhe qytetar i mirë si ty mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Ne ishim miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar. Sa herë takoheshim i dëgjoja me ëndje këshillat e tua, mbrujtur në mirësi. Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi, por sot që nuk je fizikisht pranë nesh e kam të qartë që është nga gjërat që do të na mungojë më shumë.

Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte. Ti përkrahe të rinj e të reja në ato vite që sot kanë bërë emrin e tyre. I përkrahe duke iu treguar që të jesh vetvetja është më e suksesshme se të jesh servil.

Të duam LAKE e do na mungosh prof. Luan Hajdaraga

Loading...

Lini nje pergjigje