Raporti i DASH duhet të ngrejë çdo shqiptar në kembë, Rama s’mund ta shesë më sapunin për djathë

0
646

Aferat korruptive, favorizimet e qeverisë për biznesët e oligarkëve nuk mund të kalojnë paqe nga ndërkombëtarët. Raporti i DASH, për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018 i dha një shuplakë qeverisë Rama. Në këtë raport ngrihet shqetësimi se vendi ynë është tërsisht i pafavorshëm për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.  Kjo nuk duket diçka e re për veshin e shqiptarëve, ku e din mirë lojën e qeverisë.

Po çfarë është në të vërtetë ky raport dhe çfarë do të thotë për shqiptarët…? 

Për ata që duan ta kuptojnë, kjo është një këmbanë alarmi që duhet të ngre në këmb të madh e të vogël. Këtu ka diçka që nuk shkon, Rama medeomos do të na shesë sapunin për djath. Në çdo ligjerim të kryeministrit, dëgjojmë një zhvillim urban që flitet po nuk shihet. Rama duket që ka dalë binarët e meriton të quhet Rama në botën e çudirave.

Ky raport thekson se klima e biznesit në Shqipëri po jeton ditët e saj më të errta. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.  Konçesionet dhe tenderat për ndërtim të bizneseve të oligarkëve ka mbërthyer për fyti vendi tonë. Mbijetesa e biznesit të thjeshtë çdo ditë e më shumë po shkon drejt kolapsit, e jo të përmendim investim të huaja. Që as në ëndërren e më të keqe nuk ndodh.

Mesa duket Rama jeton në epokën e Paleolitit dhe nuk po arrin të informohet, vetë i zoti i punës ka preferuar të  heshtë. Mbase kryeministri ynë është me shprehjen heshtja është flori.

LINKU

http://www.standard.al/2018/07/30/dash-i-heq-masken-rames-ja-si-favorizohen-bizneset-me-lidhje-politike-problem-ppp-te/

©standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here