Në nderim të ish-deputetit sot homazhe në Kuvendin e Shqipërisë

0
131

Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje paradite,  Kuvendi  i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, sot në datën 31 korrik, nga ora 10:00-12:00.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi dje një letër ngushëllimi familjes së z. Luan Hajdaraga, në të cilën thuhej:  Të dashur Elsa, Luela dhe Ervin! Me dëshpërim të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luanit, bashkëshortit e prindit tuaj të jashtëzakonshëm dhe kolegun e mikun tim të sinqertë.

Luan Hajdaraga ishte një njeri i rrallë, që ia kushtoi jetën, aftësitë dhe kontributin e tij të shquar arsimit, kulturës, politikës dhe interesit publik.

Luani ynë ishte ndër shkencëtarët e parë shqiptar, diplomuar jashtë shtetit dhe që për një kohë të gjatë kontribuoi si shkencëtar e drejtues në institucionet e arsimit dhe të shkencës shqiptare.

Si bashkëthemelues dhe zëvendëskryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Luan Hajdaraga kontribuoi si rrallëkush me kapacitetet, pasionin dhe përkushtimi e tij për ndërtimin e të majtës moderne shqiptare dhe përpunimin e zbatimin të programit të saj politik dhe qeverisës.

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, Luan Hajdaraga u shua si një legjislator i talentuar, përfaqësues i spikatur i qytetarëve shqiptare.

Si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Luan Hajdaraga u dallua për devocionin e tij në shërbim të atdheut e të sigurisë kombëtare, si një personalitet shtetëror dhe partner dinjitoz i aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Luani do të na mungojë të gjithëve, juve si bashkëshort e prind i dhembshur, me shpirtin e ndjeshëm dhe zemrën e madhe, ndërsa ne, miqve e kolegëve të tij, si një shok e vëlla i pazëvendësueshëm. U prehtë i qetë, në dheun e Shqipërisë, të cilës iu përkushtua me diturinë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij. Juaji sinqerisht, Gramoz Ruçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here