Standard.al

Më në fund Rama reagon për ligjin e rrëzuar nga Meta

1

Pasi ka qëndruar në heshtje për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe miratimin me forcën e kartonit të ligjit për shembjen e tij, dhe kthimin nga Presidenti Ilir Meta, më në fund Edi Rama ka vendosur të flasë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Rama është shfaqur në mbrojtje të projektit privat, ku opozita thotë se vetë kryeministri është pjesë e kësaj afere.

‘Çfarë gare, kur aty është një tokë private, që kërkon ta shfryzojë.

Aty është një sipërfaqe e pashfrytëzueshme, parking me makina të vjetra.

Privati do të ndërtojë, ndërsa ne fitojmë Teatrin e ri’, është shprehur Rama përballë Dervishit.

Duke folur për ligjin e jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama thotë se kjo gjë është një e zakonshme.

‘Ligjet e jashtëzakonshme për projekte të mëdha, janë bërë rutinë në vendet e tjera’, është shprehur Rama.

Duke folur për PPP-të, kryeministri nuk tërhiqet nga projekti i tij, që është akuzuar si i dyshimtë dhe me probleme të mëdha.

‘Ku qëndron problemi i PPP. E përdor Gjermania e jo më ne. Nuk janë gogol’, tha Rama mbrëmjen e sotme.

1 Comment
  1. Frok Martini says

    Akoma ky veremliu eshte ne rolin e moderator it??????!!!!!!!!!!!!!!!!:po ky duket I mbaruar dhe shkateruar, ne kujtuam se ks shkuar te kurohet ne ndonji bjeshke.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.