Korçë/ U përdoren armët për borxhin, ja çfarë vendos gjykata…

0
137

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Gazmend Agollin, autorin e dyshuar të plagosjes 38-vjeçarit Erion Hoxhallari.

Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe Prokuroria.

Ndërsa për shtetasit e tjerë Daniel Morava dhe i plagosuri Erion Hoxhallari gjykata ka dhënë masën detyrim paraqitje.

Ngjarja që ndodhi ditën e shtunë në Korçë ku mbeti i plagosur shtetasi Erion Hoxhallari ndodhi për shkak të një borxhi të pashlyer.

Hoxhallari ka marrë një shumë parash nga djali i Gazmend Agollit, ish-punonjës i policisë, por nuk ka mundur ti shlyejë në kohë ato duke sjellë edhe përplasjen me armë.

Burime bëjnë me dije se një konflikt fizik ka ndodhur edhe disa muaj më parë, ku janë përfshirë Erion Hoxhallari dhe djali i Gazmend Agollit.

Pas ngjarjes, autori ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi, ndersa për të fshehur provat shtetasi Daniel Morava ka larguar armën nga vendi i ngjarjes por është ndaluar nga policia, ndërsa më herët u arrestua edhe autori i plagosjes Gazmend Agolli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here