Këngëtarja shqiptare ‘thumbon’ reperet femra (Foto)

0
252

Ditën e djeshme këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar një sër videosh në ‘Instastory’ dhe në njërën prej tyre u duk sikur po thumbonte reperet shqiptare.

Fansat e saj i lidhën publikimet e këngëtares me reperen re Tayna, duke menduar se gjithçka i adresohej asaj.

 “Më falni se nuk marr vesh nga hip-hop. “Freestyle” a nuk është diçka që krijohet në moment? Apo nja 10 strofa që ti i shkruan dhe i këndon sa herë që të vjen mundësia?” shkruante Ronela.

Por nuk vonoi shumë dhe për të hedhur poshtë zërat, Hajati ka shpjeguar situatën. Ajo ka postuar sërish një foto në ‘Instastory’ ku tregon se nuk e ka personalisht me asnjërën nga vajzat.

“Pra edhe njëherë, nuk e kam me gocat se janë si shpirt secila në ‘showbizin’ tonë. Është shumë e vështirë të mbijetosh në këtë treg duke qenë femër kështu që duartrokitje për vajzat. Nuk e kam me askënd personalisht, thjesht me fenomenin”, ka shkruar Ronela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here