Dështimet e Ramës/ “Edhe 3 milion euro të tjera për Tiranë-Elbasan, rruga që s’mbaroi kurrë”

0

Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në simbol të dështimit të Edi Ramës, përsa i përket infrastrukturës rrugore të vendit.

Mes akuzave dhe arrestimeve për korrupsion dhe fondeve nga buxheti i shtetit që vetëm harxhohen për arsye nga më të ndryshmet, kjo autostradë vazhdon të mos jetë 100 %.

Pjesa dërrmuese e punimeve, përfshirë këtu tunelin e Kërrabës, ishin të përfunduara në verën e vitit 2013 por nga ana tjetër qeveria e Edi Ramës po fillon vitin e 6-të të pushtetit dhe autostrada nuk po përfundon.

Për më tepër vazhdon të “gllabërojë” miliona eurosh nga taksat e shqiptarëve për arsye nga më të ndryshmet.

Së fundmi, 374 milionë lekë, ose gati 3 milionë euro, do të kushtojnë punimet për lirimin dhe stabilizimin e rrëshqitjeve në aksin Tiranë-Elbasan.

Që prej muajit Dhjetor 2017, pas shirave të rrëmbyeshëm në dalje të tunelit të Krrabës nga ana e Elbasanit ka ndodhur një rrëshqitje shkëmbore me përmasa të ëmdha, e cila vijon të bllokojë rrugën dhe të vështirësojë kalimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur ditën e martë procedurat për tenderimin e punimeve, të cilat krahas pastrimit të masës shkëmbore, do të përfshijnë edhe marrjen e masave për stabilizimin e zonës me rrëshqitje në të ardhmen. Ndër këto masa janë vendosja e një rrjete metalike dhe mbjellja e barit, i cili të rritet dhe në shkëmb; ndërtimi i një kanali betoni për largimin e ujërave sipërfaqësore; krijimi i shkallëve; ndërtimi i drenazheve horizontale; ndërtimi i një muri me gabion nga ana e shpatit dhe pyllëzimi i zonave pranë rrëshqitjes.

Në total, koha e llogaritur për këto punime është rreth 4 muaj. Duke llogaritur edhe kohën që nevojitet për procedurën e tenderimit dhe shpalljes së fituesit, aksi pritet të hapet për trafikun e automjeteve jo më parë se muaji Janar i vitit 2019.

Lini nje pergjigje