Arrestohet i shumëkërkuari për mashtrim e falsifikim…

0
171

Është arrestuar nga policia e Tiranës një person i cili ishte shpallur në kërkim policor për veprat penale të mashtrimt dhe të fallsifikimkit të dokumentave.

Në prangat e policisë kë rënë  Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë pas për këtë shtetas nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë masa e sigurimit “Arrest me burg”

Ja njoftimi i policisë

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor :

– Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Për këtë shtetas nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë masa e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, pasi ky shtetas më datë 23.04.2018, duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, ka marrë me qera një mjet tip “BMW”, në kompaninë e shtetasit Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qera, nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here