Përse Lekë Bungoja nuk ia thotë të gjitha Pëllumb Kullës?

0

Nga Sotir Çuko:

Loading...

Meqë Pëllumb Kullën e njoh e kam patur rastin ta takoj kur kemi qene bashkëkëshilltar të PD-së në këshillin bashkiak të qytetit, mu desh të pyes se kush është Lekë Bungoja që i ka shkruajtur një letër Pëllumbit e që ka hallin e Teatrit Kombëtar! Por, edhe pse pyeta gjithë andej, nuk me rezultoi që ta njohë njeri! -Djallo punë thashë me vete! Ç’është ky njeri që nuk e njeh askush e vetprezantohet si artist? Më thanë të pyes një herë nga PD-ja, se atje kanë patur dikur një organizatë këta artistët pa emër ose artistët me pseudonim! Bëra ç’bëra shkova! Kë nuk pyeta, po askush nuk e njihte. E ndërsa po ikja, më thanë të pyesë Xherahun, njërin nga rojet e para. Mes shumë mundimesh e gjeta Xherahun e mirë, e pasi më gëzoi me përgjigjen e parë -Po, e kam njoft, më pezmatoi me atë që vijoi: -Po ka vde i shkreti, më tha! Ka koh që ka vdek! S’ka mundësi, i thashë. Unë e pashë në televizor që foli për Robert Ndrenikën dhe për shkembin e granitit buzë Adriatikut! – Jo mer vlla, Lekë Bunga ka vdek me kohe, un’ i kom shku ene n’varrim! Ka vdek e mos u muno kot! E këshu u ndava me Xherahun. Atëherë thashë të shkoj në bashkinë s Tiranës e të kerkoj në listën e të vdekurve. Me drejtuan tek një zyre në katin e parë ku një vajzë e bukur, pasi më priti sjellshëm më sqaroi: Edhe në e dimin për të vdekur kur na urdhëroi lali Eri ta gjenin e t’ia dergonim për drekë tek Pazari i Ri, por në varreza na thanë që e kanë nxjerrë nga varri dhe e kanë bërë të gjallë! E s’mund të ndodhte ndryshe, rilindja a eshte ringjallje? Dhe Rilindja i Ringjall edhe njerëzit kur i duhen! Dhe kështu e ringjallën edhe Lekë Bungon. E ringjallën dhe e morën e ia dërguan lali Erit atje tek Pazari i Ri. Aty ku e hanë të gjithë, e hēngri edhe Lekë Bungoja. Nejse, qe te mos zgjatem, pasi e hëngri peshkun me gjithë kar-en e pasi u mbllaçit mirë e mirë, nuk iu durua pa e pyetur Lali Erin se perse gjithë ky mundim e gjithë ky shpenzim per nje te vdekur si une? -Ti i vdekur? Je ne vete o Lekë! Ti je artist i madh, je intelektual dinjitoz, je i pazevendesueshem e na duhesh ndaj të erdhi Rilindja e te ringjallëm! Dhe sakaq nxorri nga xhepi çekun me 25 milionë lekë e ia zgjati Lekëziut që nuk po merrte vesh asgje! -Ç’janë këto para? -Ky është kësti i parë. Ne të duam që të na bësh një shfaqje tek Turbina për Lolot. Kush tjetër më mirë nga ti mund të na e bëjë? Prandaj merri e ti gezosh! Nuk po ju besonte as syve e as vesheve Lekē mavria! Gjithë jetën kishte punuar falas, pa shperblim, vullnetarisht, shpirterisht, bythërisht! E teksa kish mbetur i habitur, e mblodh veten e tha solemnisht: jam i juaji! Ja pra, keto jane magjite e rilindjes, e marrin tjetrin nga varri, e ringjallin, e bejne aktor, e vene ne skene qe te luaje rolin dhe i japin edhe 25 milione leke! E kështu nga bodyguard i Bujar Asqeriut si figurant ne protestat per teatrin, e benë aktor per te kryesuar listen e atyre qe duan shembjen e teatrin me figurant Robert Ndrenikën! Eh, te tille jane aktoret, i ndrrojne rrolet sipas regjisorit! E pasi mbaroi dreken me Lali Erin, Lekë Bungoja mori rrugen per tek ish Lidhja e Shkrimtareve ku takoi te bijen qe eshte komisionere e vetingut, per ta pyetur nese duhet ti deklaroje leket qe mori nga Lali Eri apo jo?… Keshtu pra, ndersa Edi Rama me duart e pastra te Majkos ia bëri vajzen kryetare te komisionit te cetingit, me duart e Lali Erit ia mbushi xhepat me 25 milione leke per ta vene emrin ne krye te listes se peticionit per te prishur teatrin! Mirepo pyetja qe lind eshte se perse Lekë Bungoja nuk ia tha keto te verteta Pellumb Kulles ne letren publike qe i dergoi? Kete do t’jua shpjegojme ne ditet ne vijim, se tani do te marrim nje interviste me Luftar, domethene Luftëtar Pajon i cili do te na flase per Leken se e ka njohur Luftari, jo Karbunari ne kohen e Lenka Çukos kur e mori ne Lushnje per premieren “Lekë Bungoja i Lenkë Çukos”.

Loading...

Lini nje pergjigje