Ja si mund të hiqni dorë nga sheqeri përfundimisht…

0
233

Doni të dini të vërtetën për sheqerin? Epo, e vërteta është që trupi i njeriut nuk është “i aftë” të përballojë ato sasi aq të mëdha që ne i japim çdo ditë. Pa e kuptuar dhe pa informacionin e duhur njerëzit po e vrasin trupin e tyre duke konsumuar sheqer, gjë që duhet reduktuar në mënyrë të menjëhershme, para se të jetë tepër vonë. Ajo që ne nuk dimë është se disa nga sëmundjet kronike, sëmundje të zemrës, kanceri, diabeti, impotenca etj., lidhen të gjitha me konsumimin e sheqerit. Për të shmangur sa më shumë nga këto probleme, ja 9 këshilla shkencore se si të hiqni dorë:

1) Merrni vendimin për t’u detoksikuar
Ju mund të keni shumë informacion rreth dëmeve që shkakton një produkt apo një tjetër dhe mund të silleni sikur keni marrë masa, ama asgjë nuk ndryshon nëse nuk merrni një vendim drastik. Duhet ta dëshironi vërtet ndryshimin në jetën tuaj, të jeni të bindur në mënyrë që veprimi të japë rezultatet e duhura. Kjo padyshim do të sjellë përmirësim të shëndetit tuaj mendor e fizik.

2) Hiqni dorë plotësisht, jo “me raste”
Ashtu si me çdo lloj tjetër varësie, e vetmja mënyrë për të shpëtuar është që të ndaloni konsumin tërësisht. Jo të ulni dozat herë pas here, por duhet që sheqeri të mos jetë më pjesë e dietës suaj. Ideja është që të rigjenerohen hormonet e trupit duke shpëtuar nga ajo që i kontrollon ato.

3) Ndaloni konsumin e pijeve me sheqer
Një nga armiqtë më të mëdhenj që na çon drejt varësisë ndaj sheqerit janë pijet. Sheqeri i lëngshëm është më i dëmshëm se ai i ngurtë. Për këtë duhet menjëherë të hiqni dorë nga pijet e gazuara, pijet energjike, konsumimi i tepërt i lëngjeve të frutave, çajeve të ëmbël etj.

4) Niseni ditën duke konsumuar proteina
Hani proteina në çdo vakt, mbi të gjitha mos rrini pa ngrënë mëngjesin! Kjo është mënyra e duhur për balancimin e sheqerit në gjak dhe për rregullimin e nivelit të insulinës. Niseni ditën me vezë të freskëta, konsumoni arra, brokoli, peshk dhe mish pule.

5) Merrni sa më shumë karbohidrate
Po, karbohidratet mund të jenë shumë të vlefshme, nëse merrni ato të duhurat. Konsumoni perimet jeshile, brokoli, hani kërpudha, qepë, domate, speca, patëllxhanë etj. Të gjitha këto ju ndihmojnë të detoksikoni trupin. Shmangni përdorimin e patateve të ëmbla, kungullin dhe panxharin, që përmbajnë sheqer.

6) Luftojeni sheqerin me yndyra (të mira)

Armiku juaj i vërtetë nuk është yndyra, por sheqeri. Në kundërshtim me atë që keni mësuar, nuk janë yndyrat që ju shëndoshin, por sheqeri. Kombinimi i yndyrave të duhura me proteinat në çdo vakt do të forcojë metabolizmin tuaj. Ç’duhet të konsumoni për këtë? Vaj ulliri ekstra i virgjër, vaj kokosi, gjalpë kokosi, arra dhe fara, mish peshku të pasur me Omega 3.

7) Mbani gjithmonë gati recetat e “emergjencës”
Kur ndjeni se niveli i sheqerit në gjak është rritur duhet të gjeni patjetër një zgjidhje për ta kthyer në gjendjen normale. Një gjendje e tillë mund t’ju prekë në raste apo momente ku e keni vështirë të reagoni. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni të frustruar. Por gjithmonë ka një zgjidhje. Mbani përherë me vete një pako me ushqime të shëndetshme: arra, bajame, fara kungulli, patate të skuqura ose lakër jeshile.

8) Mos u stresoni dhe merrni frymë thellë

Kur stresoheni, hormonet e trupit çoroditen. Sipas disa studimeve të fundit, duke marrë frymë thellë ju qetësoheni. Duke bërë këtë gjë, bëhet e mundur djegia e dhjamit dhe njëkohësisht reduktimi i stresit. E vetmja gjë që duhet të bëni është të merrni frymë lehtësisht. 5 herë para çdo vakti merrni frymë ngadalë dhe nxirreni atë jashtë.

9) Bëni shumë pushim
Jepini trupit tuaj gjithçka tjetër i nevojitet. Kur i mohoni trupit një gjumë të rehatshëm gjatë natës, ndikoni drejtpërdrejt në nivelet e hormoneve. Kur nuk flini mjaftueshëm, mënyra natyrale për t’i dhënë energji trupit sa më shpejt është sheqeri. Gjumi është mënyra e duhur për t’iu kundërvënë kërkesave për sheqer që në mëngjes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here