Dyshimet mbi vdekjen e aktores Hrisa Spilioti nga flakët e mëdha në Athinë që i mori jetën 91 personave, janë konfirmuar tashmë nga autoritetet vendase.
Aktorja e njohur me gjithe bashkëshortin e saj, Dhimitri Turnaviti, janë në mesin e viktimave që shkaktoi zjarri i një jave më parë.
Mediat bëjnë me dije se trupi i saj është identifikuar dje por lajmi u bë publik nga mikesha e saj dhe vajza e bashkëshortit të aktores.
“Dhe perdja ra… fundi erdhi dhe për dy heronjtë e mi. I paharruar qoftë kujtimi i tyre, të jeni mirë”, kishte shkruar ajo në Facebook.