Shkencëtarët në alarm: Toka do të përballet me një klimë që do shkaktojë ngjarje të rënda si ajo e Greqisë

0
415

Ngjarja tragjike që ndodhi në Greqi me zjarrin si dhe përmbytjet në Japoni, rrëshkitjet dhe zjarret në Kaliforni ka bërë që gjithë vëmendja e mediave dhe opinionit publik të përqendrohet tek natyra.

Mirëpo sipas shkencëtarëve në pak dekada, Toka do të përballet me një klimë që do të ndryshojë me shpejtësi, me shira të rrëmbyer, përmbytje dhe flakë si ato në Greqi dhe në gjithë Europën.

Kjo do të sjellë një mot të paqëndrueshëm për shkak edhe të ngrohjes globale.

95 për qind e shkencëtarëve mendojnë se kjo është pasojë e aktiviteteve të njeriut. Grafiku i emetimit të karbonit në atmosferë është rritur përtej normës që në vitet 1950 dhe nuk ka ndaluar më, me një rritje të vazhdueshme.

Ngjarjet tronditëse si ato në Greqi, me zjarre vdekjeprurëse që kanë marrë jetën e më shumë se 80 njerëzve, temperaturat ekstreme, ndryshime të menjëhershme të motit në të gjithë globin, janë pasojë e ngrohjes globale. Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here