Rrënqeth David Silva, drama e të birit: “Vdiqa përbrenda nga frika”

0

Për herë të parë, David Silva flet me zemër të hapur për dramën e përjetuar me të birin Mateo, i shtruar në spital për 5 muaj në Valencia, për shkak të një komplikacioni të lindur nga lindja e parakohshme (25 javësh): “Vdiqa nga frika përbrenda. Ishin muaj shumë të vështirë, më të komplikuarit e jetës sime. U ktheva në Spanjë të flisja me mjekët, më jepnin përgjigje të ndryshme e unë me bashkëshorten nuk dinim se cfarë do të ndodhte të nesërmen. Nuk mund të përqendrohesh 100% në punën tënde kur ke një problem të tillë”.

Loading...

Muaj të gjatë e të komplikuar për mesfushorin e Manchester City që me lejen e Guardiolas mund ti të mungonte në seanca stërvitore e ndeshje për ti qendruar pranë familjes së tij në Spanjë. “Kur futesh në dhomat e zhveshjes – tregoi spanjolli për ‘The Sun’ – sheh telefonin dhe pyet veten: Cfarë do jetë duke ndodhur tani? Po përmirësohet?”.

Por tani periudha e errët është lënë pas, kurimi i Mateos vazhdon me sukses dhe kjo për David Silva është frymëmarrje: “Tani është mirë. Duhet ta ruaj gjithë kohën. Doktorët po bëjnë prova të ndryshme por shpresoj të shkojë mirë. Jam i lumtur tani dhe do të jem gati 100% për sezonin e ri. Ajo që ndodhi ndryshoi formën time të të menduarit për jetën. Tani prioriteti im ka ndryshuar. Ajo që nuk ka ndryshuar është vetëm mënyra ime si e shoh futbollin”.

Loading...

Lini nje pergjigje