Pas zjarreve masive që përfshinë rrethinat e Athinës, Greqia është duke u përballur sërish me katastrofa të tjera natyrore.
Reshje të dendura shiu dhe stuhi të mëdha kanë goditur pikërisht zonën ku ranë zjarret, e ku pakë ditë më parë humbën jetën gati 90 persona.
Zona e Atikës është goditur pasditen e sotme nga përmbytje të mëdha për shkak të shirave.
Sipas mediave greke, banorët kanë bërë më shumë se 300 telefonata brenda pak minutash, ku kërkonin ndihmë.