Nora Malaj: Histori kumari për të instaluar ‘shtetin diktatorial’

0
194

Deputetja e LSI Nora Malaj ne nje interviste per ‘Ora News’ ka folur per reformen ne drejtesi, ku u shpreh se ka anën që të tërë e trumbetojnë që e duan. Por ka dhe ata underground ose janë të fshehur dhe e tërheqin poshtë për të mos e mbajtur dhe në emër të gjoja trumbetimit të saj duan që të kapin politikën.

Intervista e deputetes së LSI-së Nora Malaj për ‘Ora News’

Një personaliteti shumë i rëndësishëm për çështjen kombëtare si ishte Adem Demaçi është ndarë nga jeta. Ju gjithashtu keni pasur bashkëpunim me të. Si e kujtoni figurën e tij?

Sigurisht unë shpreh ngushëllimet më të mëdha dhe nga thellësia e shpirtit ndjeva një trishtim kur dëgjova lajmin e humbjes apo ndërrimit të jetës të z. Demaçi, duke e cilësuar nga shumë personalitete si Mandela e Shqipërisë. Ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të mbarë kombit shqipfolës, sepse gjithë kontributin e tij dhe në të gjithë aktivitetin e tij ai dha shumë për atë që quhet bashkim kombëtar. Për të dalë mbi palët dhe për të treguar që vlera e një kombi, apo vlera e një populli qëndron atëherë kur di të falë, kur di të marrë situatën në dorë. Kur di t’i menaxhoj dhe në kuadër të krizave, apo dhe në situata lufte dhe kur di të japë atë që quhet imazhi dhe vlerësimi më pozitiv, ndaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe besoj shumë që figura të tilla kur humbasin në kohë dhe kur treten dhe ndërrojnë jetë, i japin vendit dhe e bëjnë më të rëndësishme ekzistencën e tyre. Duke kuptuar dhe duke vlerësuar që shoqëria është e bukur kur ka personazhe dhe njerëz, të cilët përtej profesionit të tyre bëjnë diçka më shumë sesa ajo çka është e përditshmja. Dhe kontribuojnë në atë që quhet vlerë patriotike. Se të jesh patriot nuk do të thotë vetëm të jesh pjesë e një lufte të madhe dhe të japësh kontributin tënd, por mund ta japësh në të përditshmen tënde, mund ta japësh në një kauzë të dedikuar siç ishte kauza e Demaçit për bashkimin e të gjithë kombit dhe për të luftuar atë që quhet hakmarrja dhe gjakmarrja, fenomene që për fatin tonë të keq, ende dhe sot i kemi prezent dhe në Shqipëri. Dhe tregojnë pikërisht sa më prezent janë këto fenomene, aq më i brishtë është shteti, akoma shoqëria nuk ka arritur atë që quhet vlera e demokracisë së vërtetë dhe akoma individi nuk ka realizuar atë që quhet lirinë e tij, duke funksionuar shteti ligjor dhe duke u dhënë dënimin e merituar. Ndaj dhe vepra e Demaçit bëhet madhështore dhe për faktin e mendimit të tij të shkruar dhe për faktin e vlerësimit të tij që ka bërë ndër vite. Dhe për faktin që gjithë kontributi i tij ka qenë një kontribut me vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm në Kosovë, por në gjithë trevat shqipfolëse. I paharruar qoftë kujtimi i tij, do ta kujtojmë dhe nderojmë përherë, si një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Reforma në drejtësi duket se ka prodhuar një ngërç në sistemin një qëllim, që sigurisht nuk është i nisjes së kësaj reforme. Ju keni qenë një nga eksponentët e LSI që kërkuat mos vajtjen me pushime deri në zgjidhjen e çështjes pra gjetjen e një konsensusi. Si mund të arrihej konsensusi?

Reforma në drejtësi ka dy anë. Ka anën që të tërë e trumbetojnë që e duan. Por ka dhe ata underground ose janë të fshehur dhe e tërheqin poshtë për të mos e mbajtur dhe në emër të gjoja trumbetimit të saj duan që të kapin politikën. Ose të kapin sisteme, të cilat gjyqësorin nuk e bëjnë të lirë dhe të pavarur. Problematika e reformës në drejtësi është shumë e thjeshtë, në qoftë se do ishin ngritur institucionet që u vendosën në momentin kur parlamenti që shkoi vendosi me unanimitetin e votave që të realizoheshin të gjitha nivelet e asaj që quhej domosdoshmëria e reformës në drejtësi për të ndërtuar KLD, KLP dhe të gjithë organet e SPAK dhe organizmat të cilat do ta ndihmonin dhe do ta quanin me të vërtetë të pavarur atëherë nuk do kishte ngërçe dhe si rezultat i saj do të zbatoheshin të gjithë detyrimet tashmë të shkruara dhe të thënë nga ekspertët se cila do ishte vijimësia e rrugës së asaj që u votua. Kemi arritur në një moment të tillë për tia shpjeguar dhe qytetarëve më thjesht sepse duket sikur ky është vetëm problem i politikanëve apo i deputetëve. Në fakt është një problem shumë i rëndësishëm i qytetarëve. Sot jemi në një situatë ku Shqipëria nuk ka asnjë lloj sistemi gjyqësor. Të gjitha sistemet gjyqësore janë të shpërbëra dhe kudo janë hapur si vatra zjarri të cilat nuk mund të funksionojnë të gjitha së bashku. Nga ana tij ai propozim që erdhi në parlament, erdhi që ne meqenëse nuk janë ndërtuar dy organizmat, që do të çlironin krijimin e sistemit, atëherë ta ndërtojmë me modelin e vjetër sistemin dhe të presim derisa të ndërtojmë organizmat. Do të thotë të riktheheshim dhe njëherë dhe të zhbënim atë që ishte bërë. Për këtë arsye, ne thamë se kjo gjë nuk mund të bëhet as me vota, as me situata që më jep ti mua këtë, se do të jap unë atë. Është si puna e atij filmit që tha, po të jap lepurushin dhe më jep arushin. Ndërkohë që në raportin e zgjidhjes së problematikave duhet patjetër të realizohet ajo që z. Luan Rama në emër të LSI-së, në ditën e fundit ia propozoi z. Gramoz Ruçi, i cili e quajti me vlerë. Që të gjithë forcat të mblidhemi në një tryezë ekspertësh për të bërë vendimmarrjen, zgjidhjen e tyre dhe më pas ti propozohet parlamentit dhe në një fazë tjetër parlamenti të vijë dhe të bëjë votimin edhe pse tashmë parlamenti quhet ligjërisht i mbyllur dhe nuk prodhohen akte por nga situata emergjente krijohet mundësia për tu realizuar dhe për të zgjidhur ngërçin kur ke dëshirën e mirë për ta zgjidhur dhe kur nuk ke underground atë që thuhet që ti je i kapur dhe përderisa ti je i kapur tani e ke shumë të vështirë të dalësh nga urdhrat që të kanë dhënë. Dhe ti dukesh si një portokall mekanik, pra qeveria dhe Kryeministri, të cilit i tërhiqen valët nga të tjerët dhe ata nuk marrin dot vendimmarrjen.

Si provohet kapja e Shkollës së Magjistraturës nga qeveria ‘Rama’?

Provohet shumë thjesht, sepse ajo është e vënë pa kohë dhe nuk është e shkruar qartë edhe saktë dhe do të prodhohet nga organi i vjetër që tashmë këtij organi të vjetër i ka ikur forca dhe aktiviteti për t’u realizuar. Është shumë e thjeshtë si t’i thuash një qytetari që ti mos shiko ‘Ora News’-in se është e licencuar, por mund të dalë një televizion lokal dhe ai mund të bëjë sikur është ‘Ora News’ dhe të marrë ai hapësirat e valëve dhe gjithçka tjetër, kur normalisht, ligjërisht nuk ta lejon që ta bësh këtë gjë. Pra, është një situatë, e cila është kapur në momentin më të rëndësishëm të saj që lidhet me prodhimin e të gjithë organeve të saj ligjvënëse dhe për ekzekutimin e ligjvënies. Është kapur në një moment kur ka nevojë për gjetjen e një konsensusi dhe për zgjidhjen e drejtë të një problemi, duke u bazuar në atë se çfarë është vendosur dhe është votuar më parë me unanimitet. Ky është një moment ku të gjithë duan të luajnë dhe ta kthejnë në një histori kumari për të instaluar atë që quhet ‘shteti diktatorial’.

Si e keni parë qëndrimin e ndërkombëtarëve? Duket sikur ka njëfarë mbështetje për propozimet e mazhorancës.

Të ambasadorëve që ikën? Secili ka qëndrimin e tij, ku janë dy: institucional dhe personal. Personalisht kam keqardhje për të gjithë rolin që bëjnë ambasadorët dhe ambasadoret dhe fatkeqësi shumë e madhe që në emër të kauzave shumë të mëdha, ne jemi një popull shumë i mirë. Jemi një popull që kuptojmë, që të presim nga forma, por të përcjellim nga përmbajtja. Historia e ambasadorëve është si historia e një njeriu shumë problematik në një komunitet, ku nuk po shpëtonin dot sepse krijonte situata nga më të ndryshmet. Në fund, iku nga kjo jetë dhe më përpara kërkoi një nder që përpara se ta varrosnin, t`i vendosnin një litar jashtë për të gjitha të këqijat, pra po i kërkonte falje. Si përfundim, e lanë litarin jashtë dhe pas disa viteve vijnë titullarët e institucionet dhe thanë që kaq popull i keq paskan qenë sa kanë bërë këtë veprim. Pra, i bënë popullit një kasaphanë dhe kështu ngeli historia e litarit jashtë. Ndaj, unë do propozoja që të kenë kujdes ata që lenë litarin jashtë se ky popull e ka mësuar këtë histori dhe nuk ka ndërmend t`i rikthehet sërish.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here