“Lamtumirë” Kuvend i fjalëve të mëdha dhe veprave të pakta

0

Pasqyra e një javë/ Ngjarjet kulminante të 7 ditëve

  • Këtu do të gjeni ngjarjet më spikatura dhe të përfolura të javës që lam pas.

Politika e kësaj jave po aq e nxehtë sa tempraturat e korrikut të verës që kaluam.Kuvendi mbylli sesionin parlamentar, por që shtyu për në shtator ligjin e Magjistrantëve. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka dështuar sepse Rama ka vënë nën kontroll drejtësinë shqiptare, e cila në këtë fazë është paralizuar. Sistemi i drejtësisë sot është në kolaps total. Me e keqja nuk mbaron ketu, sot asnjë nuk mban përgjegjësi. Rama shkarkon përgjësinë nga vetja, ua hedh topin ndërkombëtarve. Vettingu po monitorohet nga të huajt ka deklaruar kreu i qeverise. Në keto ditë të errëta të qeverisjes shqiptare, që po mban peng drejtësinë, ku shteti ka humbur funksionin e tij, ku gjykatat janë jashtë funksionit, ka nga ata që thonë sistemi i drejtësisë funksionon në përputhje me parametrat që kërkon shteti i së drejtës në zbatim të kushtetutës. Në një kohë kur gjykatat kanë dale nga shinat.

 

  • DASH përjashton Shqipërinë nga vendet mikpritëse për bizneset amerikane

Klima e biznesit në vendi tonë mbetet në hapa primitiv, kjo u dëshmua qartë pas raportit të DASH, ku e përjashton Shqipërinë nga vendet mikpritëse për bizneset amerikane. Kjo nuk është aspak habi, pasi në ditët e sotme biznesi vendas po lufton për mbijetesë.

LINKU

http://www.standard.al/2018/07/24/ekskluzive-dash-perjashton-shqiperine-nga-vendet-mikpritese-per-bizneset-amerikane/

 

  • Kthimi i ligjit per ndërtimin e teatrit

Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk e dekretoi ligjin e posaçëm që Rama miratoi në parlament, ligj që i lë rrugë ngritjes së kullave në qendër të Tiranës dhe shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Vendim  i papritur për Erion Veliaj dhe Ramën, pasi kryeministri i vendit kishte besuar në aftësitë e ‘servilosjes’ së lali Erit. Ashtu siç Veliaj ia doli të bëntë për vete artistë të thinjur të skenës shqiptare, kush do ta mendonte refuzimin e presidentit të vendit. Presidenti Meta goditi planin e betonizimit të trinomit Rama-Veliaj-Fusha. Ky vendim kundër shembjes së teatrit u sqarua me 9 pika, po sërish të pamjaftushme për mazhorancen që priste të fundoste historin e artit shqiptar, për tu zëvendësuar me kulla shumëngjyrëshe të lali Erit.

Rezultate imazhesh për meta veliaj

Përgatiti materialin: Ermelinda Ndoja

Lini nje pergjigje