Standard.al

E rëndë/ Hidhet nga kati i 6-të, vdes

0

Një burrë është hedhur nga ballkoni i katit të 6-të dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ndërsa sipas policisë i moshuari me inicialet Q. K., ka ndërruar jetë në spital.

Policia thotë se 71-vjeçari vuante nga depresioni.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për rastin:

Më datë 28.07.2018, në rrugën “Rrapo Hekali”, në banesë  është rrëzuar nga ballkoni i katit të gjashtë, shtetasi Q.K, 71 vjeç, i cili më pas ndërroi jetë në Spital.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se ky shtetas  vuante nga depresioni për të cilën kurohej. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.