Standard.al

1 vit pas fejesës, ndahen Seldi dhe Mimoza Shkodra?

0

Gati një vit më parë çifti shumë i komentuar në media e rrjete sociale dhe shumë i dashur nga publiku, Seldi dhe Mimoza Shkodra i dhanë fund beqarisë duke u fejuar me një ceremoni private mes miqve e të afërmve. Ishte fejesa ajo që konfirmoi edhe zërat se dyshja ishin në një lidhje prej kohësh të cilën u munduan ta mbajnë të fshehtë.

Që prej fejesës e deri më sot Seldin dhe Mimozën i kemi parë gjithmonë bashkë. Por kjo verë e ka ndarë çiftin pasi Seldi ndodhet në Turqi me pushime me shokë ndërsa Mimoza po vazhdon koncertet.

Me siguri çifti kanë rezervuar ndonjë datë për të kaluar pushimet bashkë muajin tjetër. Ndërkohë kujtojmë që bashkëpunimi i tyre i fundit me këngën “Sa kujtime” ka patur shumë sukses dhe është kthyer në hit këtë verë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.