Xherdan Shaqiri, pushime me të dashurën në Nju Jork

0
154

Lidhja sekrete e futbollistit të famshëm – Xherdan Shaqiri ishte ndër futbollistët më të spikatur në këtë Botëror. Veçmas paraqitjes në fushë, futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën do të kujtohet gjatë edhe për simbolin e shqiponjës që bëri pas golit kundra Serbisë. Megjithatë, edhe për futbollistin pushimet kanë nisur, e duket se po i shijon në maksimum. Xherdan Shaqiri prej disa ditësh ndodhet në Nju Jork, së bashku me miqtë e tij.

Ka qenë fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha, ai që ka publikuar foto të Shaqirit. Megjithatë, ajo e cila nuk duket në foto është edhe partnerja e tij. Bëhet me dije se futbollisti ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, së bashku me të dashurën. Çifti është në një lidhje prej disa muajsh, megjithatë duket se Xherdani ka zgjedhur që këtë histori ta mbajë sa më larg publikut, duke e përjetuar vetëm me miqtë e ngushtë. Mbetet për t’u parë edhe për sa kohë kjo histori rozë do t’i shpëtojë syrit të publikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here