Robert Ndrenika dy fjalë për Bashën: Nëse preket 1 cm për kulla, jam gati t’i vëmë minat!

2

Aktori i njohur i skenës shqiptare Robert Ndrenika i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha, pas deklaratave të këtij të fundit se me peticionin e firmosur, artistët u mashtruan nga qeveria për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Loading...

Një ndër firmëtarët ishte edhe aktori i madh Ndrenika.

Përmes një statusi në Facebook, ai i drejtohet kreut të demokratëve duke theksuar se peticionin e ka firmosur me kushtin që të mos preket asnjë centimetër nga trualli publik për ndërtimin e kullave. Dhe për këtë nënvizon se “ka marrë besën e shqiptarit”.

Aktori i madh shkon më tej, ku thotë se nëse nuk mbahet ky premtim, atëherë ai është i gatshëm që t’i bashkohet aksionit të opozitës, siç është shprehur Basha, për t’i vënë minat kullave.

Madje ai thotë se është gati ta bëjë këtë që me kullën që do të ngrihet në stadiumin “Qemal Stafa”.

Statusi i plotë:

I dashur Zoti Lulzim Basha !  Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere  me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakort qe Teatri te ndertohet me  PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te  marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien  viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”  Me respekt  Robert Ndrenika.

Loading...

2 Komente

  1. O Robert Ndrenika…. po a kane bese komunistet o burri dheut. Ata per interesat e tyre dhe te pushtetit kane shkele çdo marrevehsje dhe çdo bese. Kujto Konferencen e Pezes e shkelen me kembe ne 24 Maj ne Permet. Kujto Mukjen e sheklen marrveahjen me Ballin sapo u tha Miladini. Kujto vrasjet e roberve nga Mehmet Shehu. Kujto vrasjet e Enver Hoxhes e te gjithe sherbetoreve te tij besnike. Kujto dhjetra nacionaliste qe u dorzuan ne bese dhe u pushkatuan nga komunistet. Kujto vrasjet e kosovareve gjate rruges per ne Tivar. Kujto dhjetra kosovare qe erdhen ketej per e shpetuar nga serbi dhe u burgosen e u internuan. Kujto mijera çame qe u prene ne bese nga enveristet. kujto shume djem te vrare pas shpine ne kufi pasi ishin mashtuar nga Ramiz Alia. Te besosh, o Robert Ndrenika ne besen e Rilindesve soriste eshte te jesh shume.. shume naiv ose larg qofte……….

Lini nje pergjigje