Kushëriri i dhuroi mëlçinë, nisin hetimet për Abidal

0
232

Prokuroria ka kërkuar rihapjen e çështjes së Eric Abidal, në mënyrë që të përcaktohet se kush ka qenë dhuruesi i mëlçisë së futbollistit francez.

Nga versioni zyrtar i lëshuar nga klubi i Barcelonës dhe nga vetë Abidal është bërë me dije se ishte kushëriri i tij që bëri dhurimin e organit. Por përgjimet kanë zbuluar se mëlçia është blerë, fakt ky që nëse rezulton i saktë mund të shkaktojë një skandal.

Për “faktin” e ri të dalë në dritë së fundmi ka reaguar edhe kushëriri i Abidal duke u shprehur se ishte ai që e dhuroi mëlçinë duke e quajtur veprimin e tij shumë human dhe të mbushur me dashuri për anëtarin e familjes.

”Nuk kam përfituar as një qindarkë. Dhurova një organ për të shpëtuar një anëtar të familjes time. As që mendova përfitimin, ishte një veprim human. Zbuluam se unë dhe Abidal kishim të njëjtin grup gjaku, ndaj dhe mund të përshtatej transplanti. Kam qenë shumë transparent, problemet e mia financiare i zgjidh vetëm me bashkëshorten time dhe me bankierin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here