Dekreti i Metës dhe sikleti i parë i triumviratit Rama-Veliaj-Fusha

0

Plani dhe endërra e  triumviratit Rama-Veliaj-Fusha për ti vendosur minat teatrit kombëtar në të nxehtin e gushtit përvëlues u rrëzua ditën e djeshme nga dekreti i presidentit Ilir Meta. Ky vendimi i mirë argumentar me 9 pika ku shtjellonin terësisht arsyet, se pse ligji është antikushtetues, nuk ua mbushi syrin mazhorancës.

Kthimi i ligjit nuk është i papritur për triumviratin Rama-Veliaj-Fusha, po shpresuan, se dekreti i presidentit do bëhej palë me planin e tyre famëkeqe. Duket që qeveria mori goditje te forta nga ky vendimi, pasi ëndërra e e betonizimit u shua në mes, por vetëm deri në shtator ka paralajmëruar Erion Veliaj. Ishte i pari që e komentoi këtë lajm të hidhur për trinomin Rama-Veliaj-Fusha. Veliaj tregoi qartazi zhgënjimin e tij, pas gjithë atij mundi, lodhje për të bindur artist të madh dhe të vogël, për të firmosur e për të vulusor ndërtimin e kullave, në një kohë kur çimentoja ka pllokosur kryeqytetin e vendit…

Trimi i mirë me shokë shumë, iu bashkua dhe reagimi i ministrit Ditmir Bushati, ku në një mendje me lali Erin mirëpret vjeshten, për të vendosur minat. Po ajo që vihet re më shumë është mungesa e reagimit të Edi Ramës. Kryeministri i vendit ka vendosur ta kaloi në heshtje këtë ditë zije për qeverinë e vendit.

 

©standard.al

Lini nje pergjigje