Ansi Agolli falenderon Presidentin Meta

0

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Ansi Agolli, i cili luan në kampionatin e Azerbajxhanit, ishte këto ditë në Shqipëri.

Loading...

Në një mesazh në rrjetin social Instagram, Agolli ka shprehur vlerësime për takimet që ka zhvilluar në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë ai falënderon kreun e shtetit, Ilir Meta, me të cilin u takua disa ditë më aprë.

“Nuk mund ta mohoj që ditët që kalova në atdhe ishin mjaft emocionuese për mua nga ana sportive. Por ajo njerëzore më la shumë mbresa dhe do ta mbaj mend gjate. Dua të falenderoj futbolldashësit në stadium dhe jashtë tij për ovacionet e ngrohta, klubin e Kukësit për respektin dhe pritjen që më rezervuan dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka për vizitën surprizë përpara fillimit te ndeshjes.

Dua të kushtoj dhe falënderime të veçanta për presidentin Meta, i cili më priti në selinë e presidencës, ku kujtuam paraqitjet e kombëtares dhe sukseset në Francë 2016, ku u eleminuam nga kampionët aktualë të botës”,- shkruan Agolli në mesazhin e tij.

Loading...

Lini nje pergjigje