11 mijë dollarë shpërblim për gjetjen e vrasësit të një delfini

0

Një delfin femër, shtatzënë, është gjetur i vrarë më 30 prill në një plazh në Waveland të Misisipit.

Loading...

Sipas autopsisë vdekja është shkaktuar nga një plumb i cili u gjet në mushkëritë e tij.

Pas nënës, edhe delfini i vogël brenda saj kishte ngordhur.

“Gjejeni vrasësin e delfinit në Misisipi dhe do të shpërbleheni me 11 mijë e 500 dollarë”, kështu ka deklaruar Departamenti i Peshkimit i Agjencisë Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

NOAA deklaroi se është rritur dhuna ndaj delfinëve në Gjirin e Meksikës Veriore. Që nga 2002, të paktën 24 delfinë kanë ngordhur pasi janë goditur me armë zjarri, shigjeta ose objekte tjera.

Loading...

Lini nje pergjigje