Standard.al

Vjen dokumentari për jetën e Paul Walker, pesë vjet pas vdekjes së tij

0

Aktori i njohur i filmit “Fast & Furious”, Paul Walker humbi jetën në vitin 2013 në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Për të sjellë në kujtesën e publikut të githa pasionet e Paul, është përgatitur një dokumentar televiziv që do të shfaqet muajin e ardhshëm. Ky dokumentar quhet ‘Unë jam Paul Walker’ dhe është prodhuar nga “Network Entertainment”.

Për të paralajmëruar dokumentarin në “Youtube” është publikuar një ‘trailer’ i shkurtër, ku Paul shfaqet në periudha të ndryshme të jetës.

Gjithashtu në të ka disa intervista nga familjarët dhe miqtë e tij më të ngushtë. “Unë jam Paul Walker” do të shfaqet për herë të parë në 11 gusht në “Paramount Network”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.