Nesër përcillet për në banesën e fundit, ‘Mandela i Europës’, Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.
Mësohet se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sapo ka mbërritur në Kosove për të marrë pjesë nesër në ceremonitë për përcjelljen në banesën e fundit të Adem Demaçit.
Atdhetari dhe aktivisti i njohur kombëtar Adem Demaçi ka vuajtur 28 vite në burgjet e Serbisë.
Në 21 prill të vitit 1990 ai me shumë qytetarë të tjerë, u lirua nga burgjet e Kroacisë.
Demaçi ishte vlerësuar me çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit në vitin 1991, ndërsa në vitin 1995 ai u vlerësua me çmimin për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos.
Demaçi ndërroi jetë dje në moshën 82 vjeçare. Syri.net