Kush do e marrë vendin e Ronaldos në ekip?

0

Cristiano Ronaldo u largua nga “Santiago Bernabeu” këtë verë pas 450 golave në 438 ndeshje të luajtura me madrilenët në nëntë vite, duke i dhënë fund një epoke të pabesueshme në kryeqytetin spanjoll.

Loading...

Tani, tifozët e Real duan të dinë se kush do të marrë vendin e tij në ekip. Për të patur një ide më të qartë, “Marca” ka zhvilluar një sondazh ku ka pyetur mbështetësit e “Los Blancos” se cilin shikojnë ata si zëvendësues të CR7.

Ky sondazh ka marrë 200.000 përgjigje dhe fituesi është shpallur Këpuca e Artë e Botërorit, Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham ka marrë 26 për qind të votave, duke lënë mbrapa Cavani-n dhe Icardi-n, të cilët kanë marrë nga 14 për qind.

Ish-sulmuesi i Real, Mariano, i cili ka realizuar 21 gola për Lyon sezonin e kaluar, vjen pas tyre me 12 për qind të votave, në një nivel me Robert Lewandowski-n.

Loading...

Lini nje pergjigje