Këngëtarja shqiptare fton gjithë fansat në dasmë

0
146

Edhe pse ka pak ditë që u fejua, këngëtarja shqiptare ka një surprizë për fansat e saj. Përmes një postimi në Instagram ajo  shkruan se do të gjejë mundësinë për t’i ftuar në dasmë, sepse  i konsideron si një familje.

Këngëtarja Venera Lumanin u fejua me Lind Islamin. Historia e tyre e romancës nisi në television, pikërisht te “The Voice of Albania” dhe çdo ditë e më shumë na tregojnë se janë shumë të dashuruar.

Pas disa ditesh pushime pas propozimit, Venera ka bërë një postim në Instagram për të gjithë fansat, ku shkruan: “Ju falenderoj pafund për urimet e sinqerta dhe kërkoj ndjesë sepse e kam të pamundur për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve. Ju ndjej si familje e madhe andaj duhet të mendojmë një mundësi që t’ju kemi të ftuar të gjithëve në dasmë. P.S: Ndiqni dashurinë, jo luksin. Kur ke dashurinë, i ke dhënë përgjigje çdo situate…” – përfundon ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here