Ish-avokati nxjerr “bombën” tjetër për Donald Trump: E dinte për rusët në fushatë

1

Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, tha se ky i fundit ka qenë në dijeni paraprakisht për një takim – në qershor të vitit 2016 – midis ndihmësve të tij dhe një delegacioni rus, që i ka ofruar fushatës zgjedhore të Trumpit ndihmë, duke shpërndarë informacione dëmtuese për rivalen e tij, Hillary Clinton.

Loading...

Sipas mediave amerikane, CNN dhe NBC, avokati Michael Cohen tha se ka qenë i pranishëm kur djali i Trumpit, Donald Trump Jr., i ka treguar babait të tij për ofertën ruse dhe se Trump e ka miratuar takimin.

Cohen, i cili është vetë nën hetime, raportohet të jetë shprehur i gatshëm për të dëshmuar për këtë çështje para këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Trump ka mohuar se ka ditur paraprakisht për takimin e fushatës së tij me rusët.

Trump Jr., dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe menaxher i fushatës së Trumpit, Paul Manafort, janë takuar në Kullën Trump të Nju Jorkut më 9 qershor, 2016, me avokaten ruse me ndikim, Natalia Veselnitskaya.

Veselnitskaya ka mohuar se ka vepruar në emër të Kremlinit, duke i thënë Kongresit se ajo vepron “e pavarur nga çdo organ qeveritar”.

Loading...

1 Koment

  1. Menyra se si po veprojne per te rrezuar me cdo kusht Trump po diskretiton grupin hetimor dhe forcon me shume opinionin pro Trump, americanet jane sick me lajme 24/7 kundra Trump dhe nuk beson me njeri se cfare thone mediat kunder tij.

Lini nje pergjigje