Irid Oxa i kthehet keq Eva Muratit: Është thjesht xheloze

0

Muajin e kaluar bëri bujë debati mes Eva Muratit dhe Rike Roçit për shkak të një fotoje të postuar nga trajneri i skuadrës së Liverpool Jurgen Klopp ku në të shfaqeshin tifozet shqiptare dhe shkruante se për këtë arsye i mungon Shqipëria në Botëror. Eva e ripostoi statusin e Klopp dhe shkruante “Nuk di ta marrë për kompliment apo…”.

Lidhur me këtë ka reaguar sot për herë të parë Irid Oxa. Në një intervistë për “Panorama plus”, Oxa e quan të gjithë këtë xheloze femërore.

“Opinioni im personal është se duke mos përfshirë askënd tjetër në këtë debat pa sens nga ana e znj. Eva Murati, dëshiroj të theksoj disa aspekte: M’u duk absolutisht një xhelozi femerore, duke dashur (ndoshta) znj. Murati të ndezë reflektorët mbi veten. Por kjo ishte një taktikë e gabuar si simulimet e Neymar, pasi ndoshta nuk e kishte aq të nevojshme. Ajo foto nuk u postua nga Rike dhe unë, ashtu si e përdori znj. Murati për të folur mes këtyre gërricjeve për veten e vet.

Askush nuk e tërhoqi vëmendjen nga djemtë e Kombetarës, të cilët u vlerësuan dhe këtu fjalët janë të tepërta, por përbri aftësive të tyre, iu shtua një aset më tepër në lidhje me bukurinë femërore shqiptare. Nuk e shoh aspak si një deficit për Shqipërinë, por një plus kur u kujtua edhe një herë në arenën ndërkombëtare të ishte pjesë e këtij sipari, edhe pse nuk ishte pjesë e lojes. Prandaj, duhet marrë me pozitivitet dhe sportivitet, gjë që moderatoret nuk e absorbojnë.

Sepse ajo që unë vura re, është se moderatoret ishin kukullat e këtij Botërori, pasi historikun, zhvillimin dhe evolimin nuk e njohin. Nëse të ftuarit do të ishin më ngacmues në lidhje me Botërorin, ato do stopoheshin shumë lehtë. Një pyetje kam unë, për shembull, për zonjën që autovlerësohet dhe elozhohet: cilin stil loje luante Edson Arantes, po Nadcimiento? (Tani e di që e ka të thjeshtë përgjigjen, se do të doja t’ia bëja live)”, është shprehur Oxa.

Lini nje pergjigje