I madhi Guljelm Radoja flet haptazi: Erdha tu përgjigjem këtyre burrave kurva

1

Protestës kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ju bashkua sot edhe aktori Guljelm Radoja.

Loading...

Ai tha se kishte 30 vite që nuk kishte ardhur në teatër, pasi ishte betuar, teksa tha se sot ndodhej aty për t’ju përgjigjur atyre të cilët thonë se figurat e njohura nuk e mbështesin protestën.

‘Erdhën këta burra kurva, këta që kanë kënaqësinë që ne të na lënë pa gjumë. Unë i përkas atij brezi që kam hyrë në këtë teatër fill pas shkolle.

Në këtë oborr ishin ata që ishin burra, ata që nuk i bënin fresk pushtetit.

Pas 30 vitesh thash do kthehem atje ku më hoqën me shqelma. Dhe gjeta në këtë oborr, gjeta një xhungël dhe po xhungël e lash që kur dola në pension.

Kisha bërë be që nuk do vij më në këtë oborr. Erdha, jo se u bë ajo që u bë sot, po i thash Kaçit do vij të jap përgjigje dikujt që tha mbrëmë ku i keni figurat që ju mbështesin.

I them atij burri ja ku më ke mua.

Jam Guljelm Radoja, qytetari Guljelm Radoja’.

Loading...

1 Koment

Lini nje pergjigje