Çfarë po ndodh? Soros kokë më kokë me Vuçiç, diskutohet për ndarjen e Kosovës…?

0
292

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, u takua sot në zyrën e tij me ndihmës-presidentin e Këshillit Drejtues së Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Aleksander Soros.

Me të ai ka diskutuar rreth situatës në rajon, mbështetjen që ka dhënë Fondacioni për Shoqëri të Hapur rreth integrimit europian të Serbisë, reformat në fushën e medias dhe të drejtat e qeverisjes vendore.

Presidenti Vuçiç, e ka njohur Sorosin dhe anëtarët e delegacionit të djalit të multimiliarderit George Soros, me situatën në Kosovë pas interesit që ka shfaqur vetë Aleksandër Soros rreth dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, bën të ditur Shërbimi për Marrëdhëniet me Median i Presidentit të Serbisë.

Tema e bisedimeve ka qenë mbështetja e Fondacionit Soros për ekonominë rajonale e zonale. Aleksander Soros ka falënderuar presidentin Vuçiç për mbështetjen që ka treguar ndaj Fondacionit për Shoqëri të Hapur në aktivitetin që kryen në Serbi dhe ka theksuar se fondacioni do të vijojë të mbështesë vendin në rrugën drejt integrimit në BE, si dhe reformat dhe proceset demokratike që po ndërmerr Serbia.

Aleksandër Soros, ka përshëndetur vijimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin konstruktiv që luan Serbia në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here